Aston Martin është duke punuar në një hiper-veturë të re e cila do të jetë rival i McLaren P1.
Sipas informacioneve të tanishme, Aston Martin këtë hiper-veturë, me motor të vendosur në mes të veturës, do ta prezantojë në 2021-ën, transmeton Koha.net. Hiper-vetura e re do të jetë “vëllai i modelit Valkyrie”.

Kjo kompani këtë hiper-veturë të re është duke e punuar në bashkëpunim me ekipin e Red Bull F1, ndërsa sa i përket çmimit pritet të kushtojë rreth një milion funte.
Nuk dihet se çka mund të kenë të përbashkët hiper-vetura e re dhe Valkyrie, por pritet që karroceria e hiper-veturës të bëhet nga fibra të karbonit dhe alumini.
Sa i përket motorit, hiper-vetura e re mund të vijë me motor V8 si dhe do të prodhohet në një seri të kufizuar.

-
Aston Martini lanson modelin e ri Valkyrie Spider
-
Aston Martin Valhallla, thjesht spektakolar
-
Aston Martin Valkyrie me 1.160 kuajfuqi shfaqet në pistën “Silverstone”
-
Hiper-vetura e Ferrarit me mbi 1000 kuajfuqi, rival i Aston Martin Valkyrie
-
Aston Martin paralajmëron pushtimin e tregut të super-veturave me model të ri