Motori i ri, sistemi elektrik 48v, motor plotësisht i ndryshëm, frena më të mëdha, pajisje më të pasur janë risitë që do të sjellë modeli më i ri i kompanisë gjermane – Mercedes-AMG E53 në version Sedan.
AMG E53 Sedan ka motor 3.0-litër me gjashtë cilindra me ndihmën e kompresorit elektrik EQ Boost që siguron gjithsej 450 kuajfuqi.
Kjo mundëson arritjen e shpejtësisë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 4,4 sekonda, ndërsa atë e ka të kufizuar në 210 km/h, transmeton ksp.
Sedani i ri i Mercedes-AMG-së do të dalë në shitje kah fundi i vitit, ndërkohë që çmimi ende nuk është caktuar.
Mercedes-AMG E53 vjen si zëvendësim për E43 i cili ka kapacitet prej 396 kuajfuqi.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Veturat më të mira të përdorura nën 10 mijë euro
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro