Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Abu Dhabi Motors ekspozon modelin e jashtëzakonshëm të BMW-së

BMW Abu Dhabi Motors nuk ndalet, prezanton edhe një Series 7 me eksterier të jashtëzakonshëm me ngjyrë të kaltër (Long Beach Blue), të cilën e ka edhe modeli i famshëm BMW M2.

Modeli në foto është BMW M760Li xDrive me boshtin e rrotave të zgjeruar, i cili është duke u ekspozuar në sallonin e BMW-së në Abu Dhabi, transmeton Koha.net. Ky model karakterizohet me enterier me lëkurë të kuqe Nappa, i dizajnuar me disa elemente nga druri si dhe ka timonin prej lëkure me ngjyrë të zezë me etiketën “M”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, ky BMW M760Li xDrive me ngjyrë Long Beach Blue karakterizohet edhe me spoilerin e përparmë “3D Design”, spoilerin “M Performance” mbi bagazh me ngjyrë të veturës, set të ri të rrotave nga alumini si dhe me kornizat e pasqyrave nga fibra të karbonit.

Modeli në fjalë ka motor 6.6-litër V12 me kapacitet prej 610 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 304 km/h.

{gallery}