Rripi i sigurimit u dëshmua shumë herë të jetë një pajisje që shpëton jetën, por për disa arsye shumica e pasagjerëve besojnë se nuk duhet ta përdorin në ulëset e pasme të veturës sepse, ndoshta, ligjet e fizikës nuk zbatohen.
Pa përdorim të rripit të sigurimit në rast të përplasjes, do të ishim shumë të lumtur nëse do të shpëtonim vetëm me disa lëndime të lehta trupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në një përplasje frontale, në një shpejtësi prej 100 kilometra në orë, një njeri me peshë 75 kilogramë ka masë mbi dy ton, transmeton Koha.net. Prandaj, pasagjerët të cilët nuk kanë vendosur rripin e sigurimit janë më të rrezikuar për jetën e tyre dhe pasagjerëve të tjerë në veturë.
Sipas disa sondazheve, deri në 80 për qind e pasagjerëve nuk e përdorin rripin e sigurimit në ulësen e pasme gjatë vozitjes, sidomos kur voziten në një taksi apo Uber.

Këto të dhënat shqetësuese bënë që Instituti i Sigurimeve për Sigurinë e Autostradës në Shtetet e Bashkuara (IIHS - Insurance Institute for Highway Safety) të bëjë një video në të cilën ky institut tregon se çfarë ndodh nëse nuk vendosni rripin e sigurimit kur jeni të ulur në ulësen e pasme të veturës.
Për më tepër, shikoni videon më poshtë.