Shumë vetura elektrike pritet të dalin në treg deri në 2020-ën, transmeton koha.net.
Shumica e këtyre veturave elektrike do të bëhen nga prodhues luksozë të veturave e që kushtojnë mbi 50 mijë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor janë disa prodhues të veturave elektrike e që veturat e tyre mund të kalojnë mbi 300 kilometra rrugë me një mbushje të vetme dhe të cilat kanë një çmim të arsyeshëm për to, raporton businessinsider, transmeton Koha.net.

Tesla Model 3 – do të prezantohet në fund të 2017-ës – çmimi fillestar 30 mijë euro – mund të kalojë 350 kilometra rrugë me një mbushje të vetme.

Tesla Model Y SUV - planifikohet të dalë në treg para 2020-ës – mendohet se çmimin fillestar do ta ketë rreth 35 mijë euro

Volvo – deri në 2019-ën – mund të kalojë deri në 400 kilometra rrugë me një mbushje të vetme – do të kushtojë afër 35 mijë euro

Volkswagen – deri në 2020-ën - mund të kalojë deri në 480 kilometra rrugë me një mbushje të vetme – çmimi fillestar rreth 25 mijë euro

Ford – deri në 2020-ën - mund të kalojë deri në 480 kilometra rrugë me një mbushje të vetme – çmimi i tij nuk dihet, por kompania ka treguar se plani i saj është që ta bëjë atë të përballueshme për tregun në masë

Nissan Leaf – deri në 2018-ën - mund të kalojë deri në 320 kilometra rrugë me një mbushje të vetme - çmimi fillestar rreth 21 mijë euro

General Motors Chevy Bolt – tashmë është në treg – mund të kalojë deri në 383 kilometra rrugë me një mbushje të vetme – çmimi i tij është 33 mijë euro