Auto

Xpengu paralajmëron mijëra punësime të reja e miliona investime në inteligjencë artificiale

Descriptive Text

Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike Xpeng ka njoftuar se do t’i punësojë 4000 persona këtë vit dhe do të investojë miliona në inteligjencën artificiale, raportoi të hënën Reuters.

Ky investim pritet të ndodhë për shkak të konkurrencës në tregun më të madh të veturave në botë.

Punonjësit shtesë do të përfaqësojnë zgjerimin prej 25 për qind të punëtorëve të prodhuesit të veturave elektrike të mbështetur nga Volkswageni.

Zgjerimi u njoftua në një letër nga shefi ekzekutiv, He Xiaopeng ,drejtuar punonjësve të dielën, ditën e parë të punës pas festës së Vitit të Ri Hënor.

Kompania gjithashtu do të investojë 486.36 milionë dollarë në kërkimin dhe zhvillimin e AI-së për drejtimin inteligjent, duke shtuar se Xpeng planifikon të nxjerrë rreth 30 produkte të reja e modele të rishikuara brenda tre viteve.

Planet e zgjerimit të Xpeng janë në kontrast me rivalët, të cilët po garojnë për të ulur kostot. Kërkesa vazhdon të lëkundet në tregun më të madh të automjeteve në botë, pavarësisht zbritjeve të reja të udhëhequra nga Tesla.