Auto

Tre mënyra të thjeshta për ta larë veturën në temperatura të ulëta

Një motorist ka ndarë tre mënyra për ta bërë më të durueshme larjen e veturës në temperatura të ulëta.

Ai fillon këshillën e tij të parë, duke thënë se duhet veshura rroba të ngrohta, përfshirë edhe dorezat, raportoi të dielën "The Sun".

Më pas këshillon drejtuesit që të parkojnë veturën e tyre në këndet ku mund të ketë rreze dielli dhe të ndezin shkrirëset e përparme dhe të pasme.

Ai thotë se për fazën e parë do të përdorë shkumë, ajrosës dhe një lloj larje për të neutralizuar grumbullimin e kripës.

"Mbusheni ajrosësin me ujë të ngrohtë, më pas, derdhni gjashtë kapsula shkumë dhe dy kapsula me larje dimërore përforcuese në rezervuar dhe përzieni butësisht”, ka thënë ai.

Shoferi më pas shton përzierjen në të gjitha bllokimet e dyerve dhe udhëzon që të përzihet butësisht me furçë rrotash.

Ai paralajmëron që të mos pompohet ajrosja deri në fund, dhe thjesht bëni disa pompa sa për të rrjedhë lëngu.

Më pas, ai vazhdon të spërkasë përzierjen në pjesën e jashtme të automjetit dhe ta fshijë me një peshqir mikrofibër, duke lënë vetëm anët e pastra të leckës të prekin bojën.

Ai më pas përsërit të njëjtin proces me rrotat, duke u siguruar që të pastrojë çdo cep përpara se të shtojë një shtresë mbrojtëse të rrotave përpara se ta heqë me peshqir pas disa minutash.

Metoda e dytë:

Kjo metodë është e ngjashme me të parën, por përdor një gallon ujë të ngrohtë.

"Së pari shtoni një kapsulë me shkumë në kovën e zbrazët, më pas shtoni një gallon ujë të ngrohtë nga lavamani. Hidhni katër nga pesë peshqirët në ujë”, thotë ai.

Më pas shton një shtresë tjetër shkume sipër peshqirëve dhe përsërit të njëjtin proces pastrimi si në metodën e parë, por e fshin përzierjen me një peshqir të lagur përpara se të thajë automjetin.

Motoristi shton se nuk nevojitet shpëlarje kur përdoret shkumë.

Metoda e tretë:

Kjo metodë përdor të njëjtat teknika si dy të parat, por përfshin një lavazh veturash vetëshërbyese.

Ai mbërrin në lavazh dhe e spërkat veturën e tij me shkumë përpara se të përdorë një fshesë pastrimi e njohur si “merimangë”, për të pastruar në pikat e ngushta të rrotave.

Më pas ai thotë se duhet të tërhiqet kova e ngrohtë me ujë dhe të fshihet shkuma si në metodat e mëparshme ose të pastrohet duke përdorur energjinë elektrike.

Ai përfundon duke thënë se një përzierje e të tre variacioneve ndonjëherë mund të jetë më efektive.