Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz, është i interesuar për teknologjinë e kompanisë koreano-jugore PiQuant, e cila pengon shoferët të ndezin veturën nëse janë nën ndikimin e alkoolit.
Teknologjia e re e kompanisë koreano-jugore kontrollon nëse shoferi është i dehur duke skanuar gjurmët e gishtave të tij, raporton “Business Korea”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zhvilluesve, teknologjia mund të futet në butonin kur ndizet motori dhe shoferët nën ndikimin e alkoolit nuk do të mund të ndezin veturën ose do të kalojnë në një sistem automatik drejtimi.
Kompania PiQuant arriti të zhvillojë një teknologji të bazuar në spektroskopi, e cila mat sasinë e alkoolit në gjak vetëm duke prekur gishtat.