Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi pritet t’i tërheqë rreth 100 mijë makina në Gjermani

Mercedez

Mercedes-Benz duhet t’i tërheqë të paktën 100 mijë vetura në Gjermani, raporton “Spiegel” dhe “Bayerischer Rundfunk” të mërkurën.

Tërheqja është urdhëruar nga Autoriteti Federal i Transportit Motorik.

Kjo tërheqje është pasojë e skandalit të madh të emetimeve. Raportohet se në veturat e prekura janë manipuluar sistemit e kontrollit të emetimeve.

“Konsumatorët duhet të informohem me shkrim nëse automjeti i tyre është pjesë e marrëveshjes KBA dhe një përditësim i softuerit duhet të instalohet nga ndonjë partner i shërbimit”, ka shpjeguar një zëdhënëse e Mercedes Benz kur është pyetur nga mediat.

Modelet e prekura janë ato të klasave të emetimit Euro 5 dhe 6B. Kushdo që nuk i përgjigjet letrës për të bërë përditësim në veturë, mund të përballet me marrje të veturës. Makinat në fjalë ulin ndjeshëm sistemin e pastrimit të gazit në temperatura më të ulëta e më të larta, gjë që çon në rritje të ndjeshme të emetimeve të oksidit të azotit.

Kontrolli i motorit shpesh fiket në temperatura rreth mesatares vjetore.

Edhe Mercedesi paralajmëron tërheqjen e një lloji të automjetit Auto Mercedesi paralajmëron tërheqjen e një lloji të automjetit

Kompanitë e veturave vazhdimisht kanë argumentuar se sistemi duhet fikur për ta mbrojtur motorin nga dëmtimi. Por, gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë e hodhën poshtë këtë në një vendim historik në vitin 2022. Prandajm pritet që KAB të lëshojë njoftime të ngjashme edhe për prodhuesit tjerë.

Por, Mercedes-Benz ka justifikuar këtë manipulim të emetimeve.

“Deri në vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, autoritetet evropiane përgjegjëse në përgjithësi i konsideronin të lejueshme kontrollet e përshtatshme të temperaturës për riciklimin e gazit të shkarkimit”, shpjegoi zëdhënësja e Mercedesit.