Auto

Volkswageni planifikon një model elektrik që do të kushtojë 20 mijë euro

 

Drejtori i përgjithshëm i Volkswagenit, Oliver Blume, ka deklaruar se në gjysmën e dytë të kësaj dekade kompania duhet të ketë një veturë elektrike që do të kushtojë 20 mijë euro.

Në konferencën për media, ai deklaroi se Volkswageni ende nuk ka marrë vendim për prodhimin e një veture elektrike që do të kushtonte 20 mijë euro. Por është i bindur se një veturë e tillë duhet të jetë në dispozicion në gjysmën e dytë të kësaj dekade, shkruan Reuters.