Auto

“Trazohet” tregu i veturave shkaku i Kinës

 

Stellantis, grupi që ka 14 marka, përfshirë Fiatin, ka njoftuar se po pezullon përkohësisht prodhimin e modelit 500e për shkak të kërkesës së dobët. Përveç kësaj, grupi ka njoftuar edhe ndërprerjen e prodhimit të katër modeleve Maserati, të cilat prodhohen në fabrikën Mirafiori në Itali. Në tetë muajt e parë të vitit 2023, Fiat 500e ishte vetëm vetura e gjashtë elektrike më e shitur në Evropë. Nga janari në gusht, shitjet e modelit italian ranë me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Për këtë arsye u ngrit alarmi.

Ky vendim i referohet prodhimit të versionit elektrik të Fiat 500e, i cili prodhohet në Itali. Modeli është ende i disponueshëm në versionin me motorë SUS, i cili prodhohet në Poloni, në fabrikën Tychy.