Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, që të ndërtojë një fabrikë të Teslas në Turqi, raportoi të hënën Reuters.
Siç është bërë e ditur nga drejtoria e komunikimit e Turqisë, Musku ka thënë se Turqia është një ndër kandidatët më të rëndësishëm për fabrikën e saj të ardhshme.
Biseda midis Erdoganit dhe Muskut u zhvillua gjatë një takimi në Shtëpinë Turke, e cila gjendet pranë Kombeve të Bashkuara në Neë York, ku Erdogani pritet të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti turk gjatë takimit shtoi se Turqia është e hapur për bashkëpunim në inteligjencën artificiale dhe Starlink.
Më tej citohet Musku të ketë thënë se SpaceX dëshiron të punojë me autoritetet turke për të marrë licencën e nevojshme për të ofruar shërbime satelitore Starlink në Turqi.
Tesla aktualisht ka gjashtë fabrika dhe po ndërton një të shtatë në Meksikë.
© KOHA.