Auto

Tesla ul çmimet për modelet 3 dhe Y në Japoni

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka ulur çmimet në Japoni për Model 3 dhe Y me përqindje të ulëta njëshfrore nga fillimi i këtij muaji, raportoi të mërkurën Reuters.

Kompania ka ulur çmimet për të gjitha variantet e Model 3 për rreth 3 për qind, ndërsa për variantet e Modelit Y ulja është rreth 4 për qind, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Teslas.

Uljet e çmimeve vijnë rreth dy muaj pasi kompania vendosi për herë të fundit një çmim më të lartë për Model 3 dhe Y në Japoni.

Modeli 3 tani kushton 36,362 dollarë në Japoni, ndërsa Modeli Y kushton 39,029 dollarë.

Çmimet për variantet me rreze të gjatë dhe të performancës të të dy modeleve janë pak më të larta.

Tesla mbajti të pandryshuara çmimet e Model S dhe X, veturat elektrike me çmime më të larta për të cilat kishte filluar të pranonte porosi në Japoni gjatë muajit maj.