Sistemet tatimore janë mjet i komplikuar që duhet të zbatohet me kujdes dhe rritja e tregut të automjeteve elektrike e sjell këtë në fokus. Qeveria e Britanisë së Madhe është qeveria e fundit që detyrohet të peshojë përfitimet e automjeteve elektrike me ndotje më të ulët ndaj rrezikut të taksimit regresiv, shkruan Autoblog.
Ashtu si me juridiksionet e tjera në mbarë botën, Britania është kryesisht e shqetësuar për të ardhurat e humbura që do të përfaqësojnë automjetet elektrike në formën e taksave të shmangura të karburantit. Shteti aktualisht mbledh rreth 37 miliardë euro nga pompat.
Ndërsa veturat elektrike rriten në popullaritet, ato nuk do të kontribuojnë në atë fond, dhe deri në fund të dekadës, Britania pritet të humbë pothuajse një të tretën e kësaj, ose 11.6 miliardë euro në vit.
"Nëse nuk modernizojmë taksat rrugore për të pasqyruar veturat në rrugët tona sot dhe në të ardhmen, ne rrezikojmë edhe më shumë presion mbi financat publike dhe rrugët tona”, ka thënë Jonny Marshall, ekonomist i lartë në Fondacionin Rezolucioni.
“Sistemi ynë i taksave duhet të mbajë hapin me kalimin në automjete elektrike në një mënyrë që mbron familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, ka shtuar ai.
Fondi ka propozuar një “taksë rrugore”, e cila mbledh para me çdo kilometër të kaluar të një automjeti elektrik. Ky sistem është propozuar nga qeveri të tjera, si shteti i Uashingtonit. Të tjerë, si Teksasi, kanë vendosur tarifë vjetore që pronarët duhet të paguajnë kur regjistrojnë automjetet.
Një ekuivalent i drejtpërdrejtë i një takse karburanti, siç është tarifa për kilovat, nuk do të ishte domosdoshmërisht më progresive. Britania tashmë ka një taksë mbi vlerën e shtuar prej 20 për qind në stacionet publike të karikimit, por theksohet se kjo ka për qëllim drejtuesit e automjeteve elektrike me të ardhura më të ulëta.