Auto

Supermodelja Campbell do të dizajnojë BMW-në e re

Supermodelja Naomi Campbell do të sjellë përvojën e saj në modë, në industrinë e automobilave.

Ajo do të jetë fytyra e kampanjës “Guxo të jesh ti”, në lansimin e modelit BMW XM. Campbell pritet të dizajnojë vetë veturën e bazuar në versionin “XM”.

“Motoja ‘Guxo të jesh ti’ menjëherë më është përshtatur sepse përshkruan saktësisht qasjen e vetëbesimit që është e nevojshme për përparim dhe ndryshim pozitiv”, ka thënë Campbell, sipas njoftimit të BMW-së për bashkëpunimin.

Image

“Naomi Campbell është grua që ndjek rrugën e saj, e palëkundur, dhe që s’është vetëm supermodele unike, por edhe personalitet i mahnitshëm. Ka pak njerëz që mund ta identifikojnë veten me moton ‘Guxo të jesh ti’ aq fuqishëm siç mundet ajo”, ka thënë zëvendëspresidenti i brendit BMW, Jens Thiemer.

BMW XM 2023 ka hyrë në fazën e prodhimit zyrtarisht në dhjetorin që shkoi. Vetura ka një motor elektrik të përfshirë, ndërsa në motorin me djegie 4.4-litërsh ka gati 500 kuajfuqi. Në përgjithësi, vetura ofron rreth 650 kuajfuqi, duke ia mundësuar modelit “XM” përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 4.1 sekonda.