Një prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, konsiderohet një adhurues i madh i veturave të shtrenjta dhe të shpejta, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një super veturë të re.
Përkatësisht, në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Ronaldo, futbollisti i Al-Nassr, duke vozitur një veturë, Bugatti Centodieci, nëpër rrugët e Madridit.
Bëhet fjalë për një “bishë” me motor W16 me një vëllim prej tetë litrash, 16 mijë kuaj fuqi dhe shpejtësinë 0-100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.4 sekonda.
Kushton tetë milionë euro dhe në botë janë vetëm 10 të tilla.
VIDEO:
Cristiano Ronaldo con su nuevo Bugatti en Madrid? pic.twitter.com/psM8tti0AX
— ᴀɴʏ???? (@anybranez) March 29, 2023