Auto

Shpaloset supervetura e re e Lamborghinit

 

Viti 2023 shënon ditëlindjen e 60-të të Lamborghinit. Si dhuratë, gjiganti i veturave vetes ia ka bërë lansimin e një superveture të re me motor me 12 pistona, V12. Bëhet fjalë për Lamborghini Revuelto.

Revuelto është zëvendësues i Aventadorit, që ishte i suksesshëm për 11 vjet. Vetura e re tashmë ka siguruar shitjet në dy vjetët e para, për shkak të numrit të madh të paraporosive.