Auto

Rusët fokusohen te veturat kineze pas largimit të markave perëndimore

Foto ilustrim
 

Teksa eksodi i prodhuesve perëndimorë i veturave ka ngushtuar opsionet për konsumatorët rusë, prodhuesit kinezë të automjeteve po mbushin boshllëkun, duke i bërë rusët të fokusohen te market kineze dhe çmimet më të larta, raportoi të dielën Reuters.

Kompanitë kineze si Haval, Chery dhe Geely tani përbëjnë pothuajse 40 për qind të shitjeve të veturave të reja në Rusi.