Auto

Paralajmërohet një kamerë që do të zbulojë shoferët e dehur

 

Kompania me bazë në Melburn, Acusensus, po bashkëpunon me Byronë Federale Australiane të Sigurisë Rrugore dhe Universitetin Griffith për të zhvilluar teknologjinë e bazuar në inteligjencën artificiale që do të masë vëmendjen e shoferit, kohën e reagimit dhe kontrollin pas timonit, të gjitha në kohë reale, shkruan CarExpert.

Duke përdorur shpejtësinë me të cilën shoferi vozit veturën dhe lëvizjet anësore brenda korsive të trafikut, teknologjia është në gjendje t'u dërgojë informacion oficerëve të policisë lokale për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.