Auto

Dacia Bigster SUV i ri konfirmohet për vitin 2025

 

Dacia ka shpalosur planet për një model të ri SUV duke konfirmuar se një model i bazuar në konceptin Bigster do të lansohet më 2025. Versioni i prodhuar i Bigsterit do të jetë pjesë kyçe e planit të Dacias për të kapitalizuar tregun në segmentin e SUV-ave.

Bigsteri shihet si model i rëndësishëm i brendit. Kompania rumune ka treguar se Bigsteri do të shfrytëzojë platformën e njëjtë prodhuese si modeli Sandero, veçse modeli i ri do të jetë më i madh. Para se ta lansojë Bigsterin, pritet të lansohet një model i ri Duster.