Ferrari ka zbuluar një variant të ri të konvertueshëm të veturës së saj Roma. Modeli Ferrari “Roma Spider” ndan pjesën më të madhe të veçorive teknike me atë të kupes, por zëvendëson çatinë e ngurtë me një shtresë të butë të pëlhurës të palosshme për një përvojë të plotë në ajër të hapur, shkruan “Auto Express”.
Versioni i ri “Roma Spider” ka një modifikim të çatisë për ta bërë atë kabriolet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇatia mund të ngrihet dhe paloset me një shpejtësi deri mbi 60 kilometra në orë, duke u dashur vetëm 13.5 sekonda për të funksionuar. Mekanizmi i çatisë rrëshqet nën një pjesë të mbuluar me pëlhurë pas ulëseve të prapme. Çatia e re dhe forcimi shtesë i çatisë shtojnë 84 kilogramë në veturën, duke i dhënë kësaj veture një peshë totale prej 1556 kg.
{gallery}