Prodhuesi gjerman i automjeteve, Audi, pritet të ndërtojë një fabrikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar kompania e cila po shqyrton investimet në vend për të përfituar nga oferta sipas Aktit të Reduktimit të Inflacionit (IRA), raportoi të dielën “Automotive”.
Marka Volkswagen shiti rreth 190,000 vetura në SHBA vitin e kaluar, duke përbërë 11 për qind të shitjeve totale të saj.
Audi nuk ka ende fabrikë në SHBA dhe aktualisht nuk kualifikohet për stimuj tatimorë dhe subvencione të ofruara nën IRA për automjetet e prodhuara në Amerikën e Veriut.
"IRA e ka bërë ndërtimin e një fabrike në SHBA për veturat elektrike shumë tërheqëse”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Audi Markus Duesmann në një intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” në komentet që u konfirmuan më vonë nga kompania.
Megjithatë Duesmanni ka thënë se ende nuk është marrë një vendim.
Audi planifikon të prodhojë vetura elektrike në të gjitha selitë e saj në mbarë botën deri në vitin 2030, pa asnjë model të ri me motor me djegie që do të prezantohet pas vitit 2026.