Auto

Këshilla për shoferët, kurrë mos i bëni këto veprime gjatë tërmetit

Nëse jeni duke vozitur dhe në atë moment dridhet toka, ekspertët i kanë dhënë disa këshilla se si duhet reaguar. Mediumi “Wilshirelawfirm” ka shkruar se veturat janë vende të sigurta gjatë dridhjes së tokës dhe njerëzit që gjenden brenda tyre, duhet të qëndrojnë të qetë.

Çka nuk duhet vepruar?

Mos frenoni papritur - Kur ndaloni papritur, rrezikoni t'i zini të papërgatitur shoferët e tjerë dhe të shkaktoni aksident. Frenimi i papritur mund të shkaktojë edhe përplasje nga ana e pasme dhe grumbullim të shumë automjeteve.

Mos tentoni t'i shmangeni - Edhe pse mund të duket e logjikshme t'i largoheni zonës së tërmetit, nuk do të mundeni. Ekspertët e sezmiologjisë thanë se valët sizmike lëvizin me shpejt se secila veturë dhe nuk do të mund të largoheni nga aty.

Mos dilni nga vetura - Preferohet që gjatë dridhjes së tokës, të mos dilni nga vetura. Jo vetëm që s'ka gjasa t'i shpëtoni rrezes së një tërmeti të madh, por çarjet e mëdha dhe lëkundjet e forta mund t'iu rrëzojnë në tokë.

Mos qëndroni nën urë - Urat janë në rrezik nga dridhjet e tokës dhe mund të dëmtohen apo të shkatërrohen plotësisht. Qëndrimi nën to mund t'iu dëmtojë.

Çka duhet bërë?

Ulni gradualisht shpejtësinë - Gjatë një tërmeti, zvogëloni shpejtësinë gradualisht për t'i shmangur veprimet e papritur në komunikacion. Tërhiquni në një anë të rrugës dhe qëndroni sa më larg që është e mundur nga veturat e tjera.

Prisni brenda veturës me qetësi - Prisni në veturë derisa dridhjet të pushojnë. Ju nuk mund të ndërmerrni asgjë në ato sekonda dhe qëndrimi brenda mund t'iu mbrojë juve.

Pasi të ketë ndaluar tërmeti, vazhdoni të vozisni me kujdes të shtuar, duke parë nëse rruga para jush e kalueshme.