Auto

Volkswagen Touareg i ri spiunohet para lansimit

Gjenerata e tretë e Volkswagen Touareg është në treg që nga viti 2018. Sivjet pritet përditësimi i SUV-it gjerman. Nga fotografitë gjatë testimeve shihet se modeli i ri nuk është shumë larg.

Volkswageni pritet ta mbushë Touaregun e ri me teknologjinë më të re dhe të sjellë ridizajnim të lehtë jashtë.

Specifikat kryesore nuk pritet të ndryshojnë.

Bazuar në fotografitë e publikuara nga “Auto-Express”, Touaregu do të përditësohet në grilën e përparme, ndërsa dritat do të përfitojnë një “rrudhë” të re.

Nën kofano, vetura do të ketë motorin e njëjtë 3.0-litërsh V6 benzinë me 335 kuajfuqi dhe një tjetër version të kombinuar në sistemin hibrid që ofron total 456 kuajfuqi. Pritet të vijnë edhe modelet 3.0-litërsh me naftë me 228 dhe 282 kuajfuqi. Të gjitha do të vijnë me opsionin për sistemin që tërheq me të katër rrotat.

Touaregu aktual kushton rreth 60 mijë euro.

{gallery}