Auto

Suzuki Jimny së shpejti tërësisht elektrik

Kompania e veturave Suzuki, ka paralajmëruar lansimin e tipit Jimny, totalisht elektrik, shkroi AutoExpress. Versioni aktual i kësaj veture nuk është i kompletuar me të gjitha specifikat e veturës elektrike, por pajisjet do t'i ndërrohen për t'u shndërruar në veturë me energji elektrike.

Suzuki japonez njoftoi se raporti i fuqisë brenda gamës së modeleve të tij do të ndahet në 20 për qind për hibride dhe 80 për qind për vetura plotësisht elektrike.

Versioni hibrid i Jimny mund të shfaqet me një motor të ngjashëm me versionin Vitara, e kjo mund të lejojë një hibrid me 1.4 litra benzinë dhe 127 kuaj fuqi. Bateria 60 kW/h e përdorur në konceptin e fundit elektrik sVX, do të jetë ndoshta e mundur të përshtatet në platformën e Jimny.

Suzuki i parë do të arrijë në Evropë në vitin 2024. Versioni komercial mund të kushtojë rreth 20 mijë funte, ndërsa ai i hibridizuar rreth 25 mijë funte.