Auto

Renault dhe Nissan rinisin aleancën me pesë projekte të reja

Foto ilustrim
 

Prodhuesi francez i automjeteve, Renault dhe ai japonez, Nissan, synojnë të rinisin bashkëpunimin e tyre prej dy dekadash me një sërë projektesh industriale, si pjesë e një marrëveshjeje që pritet të rezultojë me reduktimin e aksioneve të Renaultit në partnerin e saj japonez, raportoi të dielën “Automotive”.

Këto kompani planifikojnë të paraqesin detaje të marrëveshjes së tyre në Londër më 6 shkurt.