Auto

Toyota bëhet me menaxher të ri

Themeluesi dhe presidenti për një kohë të gjatë i Toyota-s, Akio Toyoda po jep dorëheqjen.

Ai do t’ia dorëzojë timonin e prodhuesit më të madh të automjeteve në botë, shefit të Lexus, Koji Sato.

Kompania japoneze njoftoi ndryshimin të enjten, duke thënë se Toyoda do të emërohej kryetar i bordit pasi Sato të marr përsipër menaxhimin e përditshëm. Takeshi Uchiyamada, kryetari aktual i Toyota-s, do të japë dorëheqjen nga posti i tij, por do të mbetet në bord, tha kompania. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

“Toyoda, një nip i themeluesit të kompanisë, mori drejtimin si president në qershor të vitit 2009, pasi fitoi përvojë në çdo fazë të operacioneve të automobilave, duke përfshirë prodhimin, marketingun dhe zhvillimin e produktit, si në Japoni ashtu edhe ndërkombëtarisht”, thuhet në një deklaratë të Toyotas.

Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë për sa i përket automjeteve të shitura, Toyota ka mbetur prapa shumicës së konkurrentëve të tjerë të mëdhenj globalë në prodhimin e automjeteve elektrike, pavarësisht historisë së tij si lider në automjetet hibride.