Auto

Vetura më e shpejtë e Chevrolet Corvette vjen tërësisht elektrike

Corvette më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë del në treg më vonë këtë vit dhe nuk fuqizohet vetëm nga një V8 ulëritës.

I drejtuar për blerësit e pasur që duan teknologji të re në makinën sportive të linjës më të lartë Chevrolet, E-Ray prej 104,000 dollarësh ju kthen kokën mbrapa pasi shkon nga zero në 97 kilometra në orë në 2.5 sekonda. General Motors thotë se mund të përshkojë një çerek milje në 10.5 sekonda, raportoi AP. 

E-Ray, i cili po zbulohet saktësisht 70 vjet pasi Corvette e parë u prezantua në New York në vitin 1953, është një hap drejt një versioni tërësisht elektrik të veturës që do të dalë në një datë të pacaktuar.

E-Ray vjen me goma për të gjitha sezonet, kështu që mund të drejtohet gjatë gjithë vitit dhe sistemi i lëvizjes me të gjitha rrotat është i konfiguruar në mënyrë që të jetë i sigurt në dëborë.