Auto

Marrëveshja për aleancë Nissan-Renault mund të arrihet më 1 shkurt

Foto ilustrim
 

Një marrëveshje midis prodhuesit francez të veturave, Renault dhe partnerit japonez, Nissan, mund të arrihet qysh më 1 shkurt pas disa muajsh negociatash se si të riformësojnë përparimin e tyre në bashkëpunim, ka thënë të enjten një burim për Reuters.

Marrëveshja do të bënte që Renaulti të shkurtonte aksionet në Nissan në 15 për qind, duke barazuar zotërimet e prodhuesve të veturave.