“Armormax”, kompani afrikane e specializuar në blindimin e veturave, ka publikuar projektin më të ri, Volkswagen Golf 8 GTI. Ngjashëm si Jaguar I-Pace, Golfi është i blinduar me nivelin B4 të mbrojtjes, që, sipas kompanisë, do ta mbrojë nga armët standarde.
Duket e çuditshme të ofrohet një VW Golf GTI të blinduar, por “Armormax” insiston se kërkesa për veturë të tillë është tejet e lartë. Kompania tashmë ka përvojë në krijimin e modeleve të blinduara të Golfit. Më 2018 pati blinduar një linjë të plotë. Duke përdorur fije të lehta sintetike e të blinduara, vetura shton rreth 180 kilogramë. Te Golfi kjo peshë nuk ka ndikim të madh.
“Armormax” nis procesin e blindimit duke i zëvendësuar xhamat fillimisht. Nga jashtë, xhamat nuk dallojnë prej atyre të thjeshtë. Më pas, dyert, panelet e dyerve, ulëset dhe gjithçka nis të mbështjellët me fije të blinduara.
Kjo kompani ka prodhuar pako të blinduara edhe për Audin, Cadillacun, Mercedes-Benzin, Jeepin, Land Roverin e Porschen. Është ndër kompanitë e pakta që janë të specializuara në tregun e blindimit duke modifikuar vetura të përdorura nga qytetarë privatë, firma të sigurisë dhe organizata joqeveritare.