Auto

Skoda synon largimin nga tregu kinez

Skoda po e mendon largimin nga tregu i Kinës në mes të konkurrencës së madhe, nga markat më të mëdha në botë, shkroi “Autonews”, të hënën.

Drejtori i Skodas, Klaus Zellmer, deklaroi se po punon së bashku me partnerin, Volkswagen, për t’i thelluar edhe më tej bashkëpunimet.

Largimi i Skodas nga Kina do t'i mundësonte VW-s ta përqendronte forcën në tregun global, për të luftuar konkurrencën vendase.

Kompania po e konsideron edhe shitjen e veturave të importuara.

Modelet kineze të Skodas janë ndërtuar aktualisht në fabrikat e përbashkëta të ndërmarrjes të VW Group.

“Nëse duam të fokusohemi në përpjekjet tona, ia vlen t'i shikojmë skenarët dhe më pas të vendosim”, shtoi Zellmer.

Skoda ka pasur 0.6 për qind të tregut në Kinë gjatë 2021. Dërgesat kineze të markës ranë në 31 për qind, gjegjësisht në 36.300 vetura në tremujorin e parë, sipas raportit financiar të kompanisë. Ndërsa, shitjet globale ranë në 22 për qind apo 544.500 vetura gjatë së njëjtës periudhë.

Po ashtu, largimi i Skodas nga Kina do ta ndihmonte markën e famshme të fokusohej më tepër në Indi, për të cilën ka përgjegjësi brenda VW Group.

“Konsolidimi i VW Group brenda statistikave tona financiare paraqet gjithsesi një sfidë të veçantë për Skodan. Kjo me një efekt negativ në rezultatin operativ”, shtoi më tutje drejtori Zellmer.

Skoda dhe Volkswagen ndajnë pothuajse të njëjtat lloje të veturave.