Kompania indiane e veturave, Maruti Suzuki, deklaroi se nga dhjetori do të ulet prodhimi si pasojë e mungesës së komponentëve elektronikë, raportoi Reuters të shtunën.
Në njoftimin e kompanisë u theksua se gjatë nëntorit, kompania pa një rënie të ulët të prodhimit, por që kjo ulje do të jetë ende më ekstreme gjatë muajit të fundit të vitit.
Deri në nëntor janë prodhuar 152.768 njësi apo 5 për qind më pak se vitin e kaluar.
Këtë rënie e kanë regjistruar edhe disa kompani të tjera, për shkak të mungesës së çipave elektronikë.