Më shumë performancë është rrugës për të zënë vend në tregun e veturave nëpërmjet modeleve Audi RS6 Avant dhe RS7 Sportback. Dy versionet e reja pritet të publikohen në dhjetor me çmim prej mbi 115 mijë eurosh.
Do të kenë motorë 4.0-litërsh V8, ndërsa do të vijnë me 21 kuajfuqi më shumë se versionet standarde RS 6 dhe 7, në 621 kuajfuqi totali. Ngasja ende do të funksionojë nëpërmjet sistemit që tërheq me katër rrota dhe me marsh automatik me tetë shpejtësi. Përshpejtimi nga 0 në 100 kilometra për orë mund të arrihet për 3.4 sekonda. Mund të arrijnë shpejtësinë deri 305 kilometra për orë, shkruan AutoExpress.
Interieri i të dyja veturave është i zakonshëm, me pakon RS Design, që sjell hijezime ngjyrë të kuqe, kaltër ose të hirtë.
Versionet “Carbon Black” do të kushtojnë mbi 120 mijë euro.
Porositë mund të bëhen nga 8 dhjetori. Blerësit do t’i marrin porositë në prill të 2023-s.
{gallery}