Auto

Më 16 nëntor, Toyota prezanton Priusin e ri

Toyota më në fund ka konfirmuar se modeli misterioz hibrid, i cili së fundmi u prezantua nga kompania, është gjenerata e re Priusit, premiera e të cilit në internet do të mbahet më 16 nëntor, shkruan AutoCar.

Profili është më i lëmuar se gjeneratat e mëparshme të Priusit, duke ruajtur një fokus në aerodinamikën dhe stilin me 5 dyer.

Toyota e përshkruan Priusin e ri si "Hybrid Reborn". Ky model ka qenë gjithmonë një pionier për sa i përket teknologjisë hibride. Pritet që inxhinierët e Toyotas ta përmirësojnë më tej efikasitetin e motorit, si dhe dinamikën e drejtimit dhe teknologjinë e sigurisë.

Raportet nga Japonia zbulojnë se modeli do të bazohet në platformën e re mekanike E3, duke përdorur komponentë nga baza dhe arkitektura e provuar TNGA-C e përdorur ekskluzivisht për automjetet elektrike me bateri të serisë bZ.

Më shumë detaje rreth Priusit të ri do të zbulohen javën e ardhshme.