Kompania e fluturimeve, Ryanair, deklaroi se ka shënuar fitime të larta në gjysmën e parë të vitit, kryesisht gjatë muajt të verës, raportoi Reuters të hënën. Në njoftim u tha se deri në fund të vitit, pritet të kthehen përfitimet e periudhës para-Covid, rreth 1 miliardë euro.
Rimëkëmbja e kompanisë dhe kthimi i pasagjerëve pritet të jetë “shumë i fortë” për tri vjetët e ardhshme, duke ia mundësuar linjës ajrore irlandeze, tashmë më e madhja në Evropë për kah numri i pasagjerëve, të bëjë fitime të mëdha në pjesën e tregut.
Deri në shtator, Ryanair i fitoi 1.3 miliardë euro. Derisa dimri do të shënojë ulje të pasagjerëve, Ryanair pret që deri më 31 mars t’i fitojë 1.2 miliardë euro.
“Shqetësimet rreth ndikimit të recesionit dhe rritjes së inflacionit të çmimeve të konsumit në modelin e biznesit të Ryanair janë ekzagjeruar shumë në muajt e fundit”, deklaroi shefi ekzekutiv Michael O'Leary.