Fiesta do të hiqet nga linja e Fordit, sipas spekulimeve. Brendi pritet të publikojë më vonë gjatë kësaj jave planet për veturën e famshme.
“AutoExpress” ka raportuar të martën se një njoftim zyrtar i kompanisë pritet të dalë së shpejti. Aty thuhet se do të konfirmohet se vetura nuk do të jetë më në treg, prej mesit të vitit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi duke përshpejtuar përpjekjet tona për të shkuar drejt elektrifikimit të plotë dhe prandaj po e rishikojmë linjën e veturave në linjë me strategjinë tonë të biznesit. Ne nuk komentojmë spekulimet dhe do të japim më shumë informacione në muajt e ardhshëm”, ka thënë Fordi për “AutoExpress”.
Fordi është duke kaluar në tranzicion drejt linjës tërësisht elektrike dhe ka konfirmuar në mars sivjet se “vëllai” i madh i Fiestas, “Puma”, do të jetë në dispozicion si veturë tërësisht elektrike deri më 2024.
Sipas raportimit, Fiesta pjesërisht do të largohet edhe për shkak të kostos në rritje të prodhimit të veturave të vogla.
Fiesta ka qenë ndër modelet më të suksesshme të Fordit ndër vite, por së fundmi ka ngecur në marrjen e rezultateve pozitive te klientët.