Auto

Tri ditë para zyrtarizimit të veturës së re, Mercedes-Benzi “ndez” tregun me një foto

 

Vetëm tri ditë para debutimit zyrtar të Mercedes-Benz EQE SUV, gjiganti gjerman ka publikuar një fotografi paralajmëruese të modelit.

Premiera e tij do të jetë më 16 tetor në mbrëmje. Vetura elektrike do të shfaqet në Paris, krahas koncepteve që paralajmërojnë të ardhmen elektrike të kompanisë.