Auto

Kia India raporton shitjet më të larta mujore ndonjëherë

Kia India ka raportuar shitjet më të larta mujore ndonjëherë prej 25.857 njësive në shtator të këtij viti.

Rritja e raportit nga viti në vit ka qenë 79 për qind, shkroi të dielën "HT Auto Desk".

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, rritja ishte me 52 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Prodhuesi aktualisht ka pesë produkte në linjën e tij: Carens, Seltos, Sonet, EV6 dehe Carnival.

Kia shiti 11 mijë njësi Seltos pavarësisht se ishte produkti më i vjetër i saj. Ndërsa, shitjet e Sonet u rritën me pothuajse 110 për qind nga vitit në vit.

Në vitin 2022, Kia festoi trevjetorin e të qenit në tregun indian.