Jeep së shpejti mund të heqë opsionin me naftë për modelet e linjës Wrangler, raportojnë mediat e specializuara për automjete.
Informacioni u publikua në të njëjtën kohë me paralajmërimin për nxjerrjen e një edicioni të veçantë nën emrin Farout. Ky është menduar si një prodhim i kufizuar i Wranglerit dhe edicion përfundimtar me naftë.
Meqenëse Jeep po ndërmerr gjithnjë e më shumë hapa drejt elektrifikimit, një lëvizje e tillë nuk do të ishte befasi. Hibridi plug-in Wrangler 4xe ofrohet prej kohësh dhe një version i ri Willys u shfaq së fundmi.
Gjenerata Wrangler debutoi me MY2018 dhe opsioni 3.0-litërsh EcoDiesel u shtua më vonë. Motori me gjashtë cilindra turbocharged ka 260 kuaj fuqi. Ofrohet në modele me katër dyer dhe shoqërohet me një transmetim automatik me tetë shpejtësi. /autoblog