Auto

GM po investon 760 milionë dollarë për prodhimin e veturave elektrike

General Motors po investon 760 milionë dollarë në fabrikën e saj “Toledo Propulsion Systems”, e cila ndërton transmisione për automjetet me gaz, në mënyrë që të mund të prodhojë njësi lëvizëse elektrike edhe për automjetet elektrike.

Njësitë lëvizëse do të përdoren në kamionët elektrikë GM, tha prodhuesi i automjeteve, duke përfshirë GMC Hummer EV, i cili aktualisht është në prodhim, dhe Chevrolet Silverado EV dhe GMC Sierra EV të ardhshëm.

Kjo pritet të jetë fabrika e parë e motorëve ose transmisionit të GM-it në SHBA, e përshtatur për prodhimin e lidhur me automjetet elektrike, raportoi CNN-i të shtunën.

Njësitë e lëvizjes elektrike përfshijnë një motor elektrik, transmision me një shpejtësi, dhe elektronikë të fuqisë që sjellin energji në dhe nga motori.

Për momentin, të paktën, fabrika do të vazhdojë të ndërtojë transmisione për automjetet me motor me gaz me rrota të përparme dhe të pasme së bashku me njësitë e lëvizjes elektrike, tha zëdhënësi i GM, Dan Flores.

"Ky investim ndihmon në ndërtimin e sigurisë së punës për ekipin tonë të Toledos për vitet në vijim dhe është hapi tjetër në rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje tërësisht elektrike”, tha në një deklaratë Gerald Johnson, nënkryetar ekzekutiv i GM i Prodhimit dhe Qëndrueshmërisë Globale.

GM ka thënë se planifikon të prodhojë vetëm kamionë të lehtë dhe automjete pasagjerësh me zero emisione deri në vitin 2035. Prodhuesi i automjeteve me bazë në Detroit aktualisht prodhon automjetet elektrike Cadillac Lyriq, GMC Hummer EV dhe Chevrolet Bolt. Disa modele të tjera elektrike, duke përfshirë Chevrolet Equinox EV, janë planifikuar gjatë viteve të ardhshme.

Fabrika e Toledo Propulsion Systems aktualisht punëson rreth 1500 njerëz. Kompania nuk tha nëse planifikon të punësojë më shumë.