Auto

Vetura që harxhonte 43 litra benzinë për 100 kilometra

 

Pronarët e modelit Chevrolet Camaro në vitet ’60 dhe ‘70 raportuan të dhëna të pabesueshme për harxhimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara. Konsumi mesatar për 100 km ishte rreth 43 litra. Apo rreth një litër për dy kilometra, shkruan Autocar.

Chevrolet Camaro u prezantua më 1966 si një përgjigje për Ford Mustangun. Brezi i parë Camaro, i cili u prodhua në SHBA nga viti 1966 deri në vitin 1969, njihej veturë që mund ta mbanin vetëm të pasurit për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme të karburantit.