Për gati 100 vjet, qëllimi i kompanisë suedeze, Volvo, ka qenë që të zbulojë dhe të vendosë standarde të reja për të shpëtuar më shumë jetë.
Me veturën më të fundit, trashëgimia vazhdon me futjen e teknologjive të reja që do të ndihmojnë dhe përshpejtojnë përparimin drejt vizionit të kompanisë, shkruan Autocar.
Këtë po synon ta bëjë edhe me një SUV (veturë e lartë sportive) të ri elektrik, që pritet të shënojë fillimin e një epoke të re sigurie për kompaninë.
“Përpara se t'ju tregojmë veturën më vonë këtë vit, shefi ekzekutiv, Jim Rowan, do ta prezantojë vizionin tonë për veturat Volvo dhe sigurinë në të ardhmen - dhe do të ofrojë një vështrim të parë në disa nga teknologjitë e reja që vijnë si standard në SUV-në tonë të radhës tërësisht elektrik. Do të shfaqë veçori inovative të dizajnuara për të rritur sigurinë tuaj, si dhe të atyre përreth jush”, thuhet në njoftimin e Volvos.
Ky është vetëm një paralajmërim, pasi detaje të tjera pritet të bëhen publike në fund të këtij viti.