Auto

Bideni e quan veten “djalosh veturash” në panairin e veturave në Detroit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka qëndruar të enjten në panairin e veturave “Detroit Auto Show”, ku ka parë nga afër disa nga automjetet më të fundit.

Presidenti Biden, 79 vjeç i ka provuar disa prej tyre, derisa ka thënë se ato e bëjnë optimist për të ardhmen.

Ai madje nuk ka hezituar ta quajë veten "djalosh veturash".

“Unë jam një djalë i veturave dhe automjetet në ekspozitën e automjeteve në Detroit më japin kaq shumë arsye për të qenë optimist për të ardhmen”, ka shkruar Bideni në Twitter.

Bideni njoftoi fazën e parë të një plani për të investuar 7.5 miliardë dollarë drejt ndërtimit të një rrjeti kombëtar për rimbushjen e automjeteve elektrike.