Auto

Bien ndjeshëm shitjet e veturave në Rusi

Descriptive Text

Shitjet e veturave të reja në Rusi në gusht ranë për 62.4% nga një vit më parë, pas një rënie prej 74.9% në korrik, ka thënë të martën Shoqata e Bizneseve Evropiane (AEB), shkruan Reuters.

Gjithsej 41.698 vetura të reja u shitën, shtoi AEB, nga më shumë se 110 mijë në gusht të vitit 2021.

Industria e veturave ruse, e varur shumë nga investimet e huaja, zinxhirët e furnizimit dhe pjesët, është goditur nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë në fund të shkurtit.

Rënia prej 62.4% në gusht ishte rënia më e vogël mujore që atëherë.

Shumë fabrika kanë pezulluar prodhimin dhe kanë lënë punëtorët pa punë për shkak të mungesës së pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe eksodit të prodhuesve perëndimorë.