Auto

Kina parashikon të shesë 6 milionë vetura elektrike në vitin 2022

Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë parashikohet të arrijnë një rekord prej gjashtë milionësh këtë vit pasi kërkesa për vetura më të pastra është duke u rritur, shkroi të martën “Automotive News”.

Shoqata Kineze e Veturave ka ngritur vlerësimin e saj nga 5.5 milionë, pasi publikoi të dhëna që tregonin se dërgesat e automjeteve me energji të re u dyfishuan në korrik në rreth 486,000 njësi, që përbëjnë 27 për qind të tregut të ri të veturave.

Shitjet e përgjithshme të automjeteve u rritën 20 për qind krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht shpërthimeve sporadike të COVID-19 në disa pjesë të vendit, zinxhirët e përgjithshëm të prodhimit dhe furnizimit të automjeteve kryesisht janë rikuperuar.