Auto

Kina harton rregulla për përdorimin e automjeteve vetë-drejtuese

Kina ka filluar të hartojë rregulla për përdorimin e automjeteve vetë-drejtuese për transportin publik, ka njoftuar Ministria e Transportit e këtij vendi, shkroi të hënën Reuters.

Kjo ministri do të inkurajojë përdorimin e këtyre automjeteve si taksi në mënyrë që të kontrollohen më lehtë në situata të trafikut jo të rënduar.

“Menaxhimi i transportit me automjete vetë-drejtuese duhet t'u përmbahet parimeve me prioritet sigurinë”, thuhet në rregulloren e hartuar nga Ministria e Transportit.

Kina dhe SHBA-ja janë në një garë për të komercializuar drejtimin autonom, nga teknologjitë më të avancuara në sensorë dhe harta deri te rregulloret që balancojnë sigurinë.

Shtetet e SHBA-së si Arizona kanë lejuar disa kompani të kamionëve të operojnë pa shofer njerëz, ndërsa California miratoi njësinë robotaksi të General Motor Cruise LLC në qershor për të filluar tarifimin e pasagjerëve për udhëtimet pa shofer.

Në Kinë, Pekini, Shanghai dhe Shenzhen kanë lejuar gjithashtu operacione robotaksi nga disa kompani.