Kompania e automjeteve, Tesla, ka njoftuar të premten se tregtimi i aksioneve të saj të ndara tre-për-një do të fillojë më 25 gusht, shkroi Reuters.
Ky vendim është marrë nga aksionarët e prodhuesit të automjeteve elektrike, të cilët miratuan propozimin gjatë mbledhjes vjetore.
Aksionarët e Teslas votuan për rekomandimet e bordit për shumicën e çështjeve në mbledhjen vjetore të kompanisë të enjten, duke përfshirë rizgjedhjen e drejtorëve, miratimin e ndarjes së aksioneve, derisa kanë refuzuar propozimet e fokusuara në mjedis dhe qeverisje.
Shefi ekzekutiv, Elon Musk, zotëron 15.6 për qind të Teslas, sipas të dhënave të Refinitiv, pasi shiti miliona aksione vitin e kaluar.
Çdo aksionar më 17 gusht do të marrë një dividend prej dy aksionesh shtesë për çdo aksion të mbajtur, që do të shpërndahen pas mbylljes së tregtimit më 24 gusht, ka njoftuar kompania.
Ndarja e re e aksioneve ndodhë dy vjet pasi një ndarje pesë-për-një ndihmoi në uljen e çmimit të aksioneve të larta brenda mundësive të investitorëve të zakonshëm.
-
Musku zotohet të mos shesë aksione të Teslas në dy vjetët e ardhshme
-
Bien aksionet e Teslas pas veprimit të Muskut
-
Musk pyet ndjekësit në Twitter për shitje të aksioneve
-
Musk pyet ndjekësit në Twitter nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të Teslas
-
Deklaratat e Muskut tërbojnë Evropën, shitjet e Teslas katastrofë