Auto

Gjenerata e ardhshme Audi RS6 do të fuqizohet nga një motor hibrid

Descriptive Text

Audi Sport po përgatit gjeneratën e ardhshme të modelit të famshëm RS6, i cili, përpara kalimit të paralajmëruar në elektrifikimin e plotë, do të jetë RS6 i fundit i fuqizuar nga një motor me djegie të brendshme.

Audi RS6 aktual fuqizohet nga një motor 4-litërsh V8 i ndihmuar nga dy turbongarkues dhe teknologjia hibride e butë, kryesisht për shkak të standardeve gjithnjë e më të rrepta për emetimet e gazrave në BE.

RS6 i ardhshëm, i cili duhet të jetë në treg nga viti 2026, do të fuqizohet nga një motor hibrid i përbërë nga një motor me djegie të brendshme dhe një numër ende i panjohur i motorëve elektrikë.

RS6 i parë fuqizohej nga një motor 4.2-litërsh biturbo V8 (450 kf). Me gjeneratën e ardhshme, klientët mund të llogarisin në një V10 biturbo 5-litërsh me 580 kf.