Prodhuesi i veturave luksoze, Porsche, dëshiron të rrisë aktivitetet e saj në segmentin e biçikletave elektrike. Për këtë qëllim kanë nisur punën dy kompani të përbashkëta të themeluara nga Porsche dhe kompania holandeze Ponooc Investment, shkruan AutoCar.
Porsche eBike Performance, me seli pranë Muenichut, do të zhvillojë sisteme elektrike të drejtimit për biçikleta. Kjo përfshin motorët, bateritë dhe arkitekturën e nevojshme të softuerit.
Porsche eBike synon të përdorë këto sisteme lëvizëse nga mesi i kësaj dekade, kur priten të lansohen biçikletat elektrike.
Porsche dhe Ponooc kanë vendosur në krye të dy kompanive njerëzit më me përvojë që kanë, duke treguar seriozitetin e tyre për këtë projekt.