Auto

Renault do të vazhdojë planin për prodhimin e veturave elektrike edhe pa Nissanin

Foto ilustrim
 

Prodhuesi i automjeteve, Renault, do të zbatojë një plan për të krijuar vetura elektrike dhe motorë me djegie edhe pa partnerin e tij japonezë, Nissan, shkroi të hënën “Automotive News”.

"Ata e dinë se ne duhet ta bëjmë këtë, se ne do ta bëjmë dhe u kemi hapur derën për secilin projekt. "Në fund është vendimi i tyre nëse duan të bashkohen, por treni po largohet nga stacioni”, ka thënë tha zyrtari i Renault , Luca de Meo.